LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow” (Foto-Video)

Hapet panairi i automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow” (Foto-Video)

Për herë të parë në Kosovë është bërë hapja e panairit të automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow” në të cilën marrin pjesë 21 brende të njohura të veturave.

Gjatë hapjes së këtij panairi, ministrja në detyrë e Tregtisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë është punuar në reforma, në mënyrë që të ketë një ambient më të mirë të të bërit biznes.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se një ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit janë edhe veturat e vjetra. Sipas tij, zvogëlimi i numrit të veturave të vjetra dhe rritja e numrit të veturave të reja do të ndikojë në përmirësimin e ambientit në Prishtinë.

Organizatori i këtij panairi, Bujar Hoxha, u shpreh se tani kushtet për blerjen e veturave janë më të mira, pasi është bërë heqja e doganave dhe nuk ka arsye që njerëzit të blejnë vetura në vendet përreth. /Telegrafi/