Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 tjerë u lënduan në Kinë, kur në mes të një rruge u hap një gropë gjigante e cila “përpiu” autobusin dhe disa këmbësorë.
Incidenti ka ndodhur të hënën në qytetin Ksining në pjesën qendrore në Kinë, kurse pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin një shpërthim të fuqishëm në gropë pak sekonda pasi autobusi dhe kalimtarët e rastit përfunduan në gropë, transmeton Telegrafi.
Në video është filmuar edhe momenti para incidentit, ku shihen qytetarët duke pritur autobusin dhe më pas duke ikur, pasi para syve të tyre u hap befasisht një gropë gjigante që “gëlltiti” autobusin.
Sipas mediave lokale, gropa u hapur ishte 10 metra e madhe, dhe deri më tani nuk dihet se sa persona gjendeshin brenda autobusit në atë moment.
Gjatë viteve të fundit në Kinë kanë ndodhur shumë incident të ngjashme që kanë marrë jetë njerëzish, ku këto gropa hapen shpesh për shkak të mos kryerjes së mirë të punimeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=69&v=W84RyFdksGk&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmuesi filloi të godiste me thikë pasagjerët në metronë e Tajvanit – ata bashkuan forcat për ta ndalur
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit
Disa vende të NATO-s “po lobojnë për më shumë guxim” kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251