LAJMI I FUNDIT:

Hapet bari i parë në botë me oksigjen të pastër

Hapet bari i parë në botë me oksigjen të pastër

Banorët e New Delhit janë të etur të thithin ajër të freskët dhe të pastër, pasi ku ndotja e ajrit në këtë vend ka arritur në nivelin toksik, e për t’i rezistuar disi këtij problemi është hapur një bar me oksigjen të pastër.

Për të thithur oksigjen të pastër për 15 minuta duhet të paguani 300 ruppe apo 3.20 funte, por kërkesat për një gjë të tillë janë duke u rritur pasi po konsiderohet si një nga vendet me ajrin më të ndotur, transmeton Telegrafi.


Në shumicën e vendeve në pjesën veriore të Indisë, cilësia e ajrit është “toksike”, ku banorët rrezikohen të kenë probleme shëndetësore në veçanti në kanalet respiratore (të frymëmarrjes).

Madje autoritetet lokale janë detyruar t’i mbyllin përkohësisht shkollat, e për ta zgjidhur këtë problem po mendojnë të kufizojnë lëvizjen e veturave nëpër New Delhi. /Telegrafi/