Ofrohet me qera lokali me 508.10m – i përshtatshëm për biznese të mëdha dhe të vogla ID-222
A jeni në kërkim të hapësirës perfekte për të sjellë në jetë ëndrrat tuaja të biznesit? Tashmë ka një mundësi të jashtëzakonshme për ju – lokali me 508.10m² i cili gjendet në lagjen Kalabria përballë Albi Market po ofrohet me qera.
Lokali ka një sipërfaqe totale prej 508.10m²dhe një lartësi tavani 3.20 metra, duke e bërë atë ideal për një sërë biznesesh si market, zyre, palestër apo aktivitete tjera tregtare.
Lokali ndodhet në katin përdhesë dhe ka akses të veçantë nga pjesa e pasme për furnizim. Është gjithashtu në rrugën kryesore duke përfshirë qasjen e lehtë në rrugën A, si dhe transportit publik, duke e bërë atë lehtësisht të qasshëm për klientët dhe punonjësit.
Lokali aktualisht jepet me qira për 3,500 € në muaj, plus taksë qera prej 9%.
Qiradhënësi dorëzon lokalin në gjendjen aktuale, përveç investimit të banjos e cila është pjesë e qiradhënësit, me marrëveshje qiradhënësi mund ta investoj dyshemenë.
Nëse jeni duke kërkuar për një lokal të bollshëm dhe të mirëvendosur me qira në Prishtinë, atëherë kjo është mundësia perfekte për ju.
LOKAL ME QERA
Çmimi i qerasë: 3,500 € në muaj, plus tatim mbi qera prej 9%
Lokacioni: Lagjia Kalabria (Emshir) në Prishtinë, përballë Albi Market
Shpallja: ID-222
VIDEO E LOKALIT ME QERA
Për më shumë informacione kontaktoni në:
E-mail: realestate@telegrafi.com
Nr.tel: 048 90 90 90
Më shumë
2 muaj
BANESË NË SHITJE
9 muaj
BANESË NË SHITJE
9 muaj
BANESË ME QIRA
9 muaj
SHTËPI NË SHITJE
10 muaj
10 muaj
VILË NË SHITJE
10 muaj
BANESË NË SHITJE
10 muaj