LAJMI I FUNDIT:

Hapen porositë për Dodge Charger dhe Dodge Challenger 2023 – publikohen edhe çmimet

Hapen porositë për Dodge Charger dhe Dodge Challenger 2023 – publikohen edhe çmimet

Ky është viti i fundit për modelet Dodge Charger dhe Challenger në versionet që jemi mësuar t’i shohim. Dodge do ta ndalojë prodhimin e dy modeleve të kamotshme teksa prodhuesi i veturave përgatitet për një të ardhme elektrike.

Por para se e ardhmja elektrike do të arrijë, këto dy modele duhet që t’i gjejnë “shtëpitë e tyre të reja”, dhe Dodge po e bën më të lehtë se kurrë gjetjen e atij modeli që dëshironi me “veglën” e tij të re Horsepower Locator që bën më shumë sesa t’ju informojë për tregtarin tuaj më të afërt. Dhe në fakt ka filluar edhe marrja e porosive.


“Gjetësin” mund ta gjeni në internet te DodgeGarage.com. Blerësit e mundshëm mund të kërkojnë për Dodge-n e tyre të dëshiruar deri në nivelin e modelit dhe veshjes, madje duke përfshirë makinat e edicionit special, dhe kjo është e mundur sepse Dodge tashmë ka ndarë pothuajse të gjitha modelet Charger dhe Challenger 2023 për shitësit e veturave, transmeton Telegrafi.

Çmimet për të gjitha versionet e reja të Dodge Challenger

Dodge do të përditësojë gjetësin çdo ditë, nga e hëna në të premte, për muajt e ardhshëm të porositjes. “Gjetësi” do të përditësohet me shpërndarjen e disponueshme të automjeteve ndërsa përpunohen porositë, raporton motor1.

Bashkë me njoftimin e saj për Horsepower Location, Dodge gjithashtu publikoi edhe çmimet për Charger dhe Challenger 2023. Çmimi i versionit me 2 dyer fillon nga 32,245 euro, ndërsa çmimi i versionit sedan fillon nga 32,345 euro, teksa të gjitha çmimet përfshijnë edhe tarifën e destinacionit prej 1,600 eurove.

Çmimet për të gjitha versionet e reja të Dodge Charger

Që të 2 modelet e reja mund të arrijnë edhe çmime gjashtë shifrore, me Challenger Black Ghost Special Edition që kap çmimin prej 101,241 eurove ndërsa Charger King Daytona Special Edition kap çmimin prej 100,343 eurove. /Telegrafi/