LAJMI I FUNDIT:

Hapen pesë zyrat e deputetëve në Gostivar

Hapen pesë zyrat e deputetëve në Gostivar

Deputetët e rajonit të Gostivarit nga sot do të realizojnë takime drejtpërdrejt me qytetarët në pesë zyrat e hapura.

Katër nga këto zyra për komunikim do të funksionojnë në objektin ku gjendet komuna dhe njësitë rajonale të ministrive, ndërsa njëra do të jetë në ND “Ujërat”, përcjell Telegrafi Maqedoni

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Vesel Memedi në hapjen e këtyre zyrave ceku nevojë e komunikimit direkt të deputetëve dhe qytetarëve në zgjidhje e problemeve të tyre dhe nevojave.

“Sigurimi i hapësirës është problem në disa komuna, por në bashkëpunim me Bashkësinë e Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore do të të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do të hapim 28 tjera të mbetura. Për të gjitha zyrat kemi siguruar edhe asistentë. Deputetët do të lirohen nga obligimet ditën e premte dhe ato ditë do të shfrytëzohen për kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët”, tha Memedi.

Ai tha se Kuvendi ka buxhet për hapjen e 75 zyrave të këtilla. Deri tani për 40 ka përgjigje pozitive nga komunat dhe janë hapur 22. Nga Kuvendi presin përgjigje edhe nga 28 kryetarët e komunave në kërkesën për hapësira.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Bllagojçe Trpeski tha se zyrat do të jenë të hapura secilën ditë dhe bashkërisht, siç tha ai, do të punojmë për realizimin e obligimeve si të zgjedhur të popullit.

Zyra me asistentë në Gostivar nga sot do të shfrytëzojnë deputetët e BDI-së, Talat Xhaferi dhe Mirsada Emini Asani, nga OBRM-PDUKM Dafina Stojanovska, nga LSDM Bllagojçe Trpeski, nga Lëvizja Besa, Fadil Zendeli si dhe nga RDK, Vesel Memdi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori