LAJMI I FUNDIT:

HAPAT E NATËS

HAPAT E NATËS

Poezi nga: Miriam Bird Greenberg
Përktheu: S. Guraziu

Dikur moti pata dëgjuar hapa
t’i afroheshin derës, dhe një burrë

që trokiste. Kemi patur aksident

në rrugë, a mund të ndihmoni,
lutej ai në derën pa përgjigje,

dhe vazhdonte me trokitjen.

Mund të ketë qenë ndonjë hajn,
po s’vonoi shumë një britmë gruaje

e ndriçoi atë natë, unë e ngjesha
një thikë në rripin tim. Afër agut

m’u bë e qartë që fatet e tyre
ndoshta meritonin ndryshim.