LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Pjesa më e madhe e diskutimeve që u bën mbi atë se çfarë ka ndryshuar Hansi Flick që prej se mori drejtimin e Barcelonës u zhvendos tek stili i tyre i lojës dhe përmirësimi i disa lojtarëve. 

Përveç kësaj, edhe atmosfera në dhomën e zhveshjes duket se është përmirësuar, dhe kjo u dëshmua përmes një anekdote të cilën Flick e tregoi pas fitores me rezultat 7-1 ndaj Valencias. 

Blaugranasit ishin në kontroll total të ndeshjes dhe Flick vendosi që ta inkuadrojë në lojë Gavin për ta zëvendësuar Frenkie De Jong në 15 minutat e fundit të ndeshjes. 


Tekniku gjerman u pa duke i dhuruar 20-vjeçarit një përqafim, që shumë e konsideruan si fakt që po futet në fushë. 

Megjithatë, disa minuta më vonë, ishte Pablo Torre ai i cili e zëvendësoi holandezin dhe Flick e shpjegoi këtë rast pas ndeshjes. 

“Situata që më ka bërë më së shumti përshtypje është kur bisedova me Gavin, të cilin doja ta inkuadroja në 15 minutat e fundit dhe ai tha: Jo, futeni në fushë Pablo Torren”. 

Barcelona arrin shifrën e 101 golave në sezonin 2024/25 - të mos harrojmë, jemi vetëm në janar!
Lexo po ashtu Barcelona arrin shifrën e 101 golave në sezonin 2024/25 - të mos harrojmë, jemi vetëm në janar!

“Kjo është e jashtëzakonshme, është e madhe. Ju mund ta shihni se si janë lojtarët, të lidhur me njëri-tjetrin”. 

“Është fantastike dhe për mua si trajner është e jashtëzakonshme. E dua Gavin për sjelljen e tij dhe të thoshte diçka të tillë në atë moment, ishte fantastike”, ka thënë Flick. 

Gavi së fundmi u rikthye në aksion pas një lëndimi që e la jashtë fushave për gati një vit dhe ka filluar që të punojë për ta siguruar një vend në formacionin titullar./Telegrafi/