Hana Cakuli: Synoj tregun ndërkombëtar

Këngëtarja Hana Cakuli për një kohë të gjatë i ka munguar skenës, gjersa së fundmi është rikthyer në muzikë, duke u bërë pjesë e një koncerti humanitar të mbajtur në Zvicër.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin së fundmi, këngëtarja ka rrëfyer për projektet e saj që ka në të ardhmen, si dhe përkushtimin ndaj familjes.
Ajo ka treguar se është në hapat e parë të rikthimit, gjersa mendon të synojë edhe tregun internacional,
"Jam në hapat e parë të rikthimit. Dhe ç’është e rëndësishme për mua është që sa rikthehem ndaj publikut shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e anë e mbanë trojeve tona, dua të punoj në paraqitjet e mija në Gjermani dhe para publikut internacional."
Për më shumë mund të lexoni intervistën e plotë. /Telegrafi/




















































