LAJMI I FUNDIT:

Hamza paralajmëron padi ndaj deputetit të VV-së pasi e akuzoi se u takua me Listën Serbe, Thaçi: Kam fakte

Hamza paralajmëron padi ndaj deputetit të VV-së pasi e akuzoi se u takua me Listën Serbe, Thaçi: Kam fakte

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, se bashkë me përfaqësues tjerë të kësaj partie janë takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe në fshatin Milloshevë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti politik që po e lufton çdo ditë shtetin e Kosovës është takuar me një parti të opozitës.


“Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqësuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit”, ka thënë ai.

“Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës. Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë”.

Deklarimet e deputetit të VV-së i ka hedhur poshtë Hamza, duke paralajmëruar padi ndaj tij.

“Gjatë ditës së sotme, me ftesë të kryetarit të Vushtrrisë, z. Idrizi, unë dhe Z. Fadil Nura kemi zhvilluar nje drekë pune për të diskutuar për zhvillimet në ndërmarrjen e përbashkët komunale “Uniteti”. Gjatë kësaj dreke, unë as nuk kam parë, as nuk kam biseduar me asnjë  anëtar apo deputet të Listës serbe”.

“Sa i përket gënjeshtrave dhe shpifjeve të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi, do të ballafaqohemi së shpejti në gjykatë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Por, sërish ka reaguar Thaçi duke thënë se ka fakte dhe së shpejti do të shihen në gjykatë.

“Fort qenkan tronditur lidershipi i PDK për takimin që ua zbulova. Unë kam fakte dhe shihemi në gjykatë”, ka shkruar tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori