LAJMI I FUNDIT:

Hamza buxheti do të ndikojë në zhvillim ekonomik

Hamza buxheti do të ndikojë në zhvillim ekonomik

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se buxheti i vitit 2019 në shumë prej 2 miliardë e 80 milionë euro do të ndikojë në zhvillim ekonomik. Këto komete ai i ka bërë gjatë diskutimeve për buxhetin në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës.

“A dalin këto pare në konsum, a dalin në investime, kudo që të dalin e bëjnë impaktin e vet në zhvillim ekonomik. Ka dallim nëse investimet janë më të mëdha flasim për investime ekonomike më të qëndrueshme, ndërsa nëse janë konsum rritja ekonomike vjen më shpejt, por për qëndrueshmërinë mund të bisedojmë. Është total e paqëndrueshme se rritja e buxhetit nuk ka ndikim në rritjen ekonomike”, tha ministri i Financave.


Hamza, u shpreh se komunat duhet të ndajnë edhe vet buxhet për çështje të ambientit. “Komunat kurrkush nuk i ndalon me nda pak mjete më shumë prej buxheteve të veta. Edhe ata kanë obligim me e bë një prioritizim të prioriteteve të tyre”, tha Hamza. /Telegrafi/