LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Kuvendi të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit, pikë

Hamiti: Kuvendi të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit, pikë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, ka deklaruar se pikë numër një e draft-rezolutës duhet të jetë që Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, dhe pikë.

Ai ka thënë se të gjitha të tjerat janë variante politike që mund të bëhen çdo ditë.


“Opozita tha se kjo është perfekte, por i mungon një fjali. Unë po e them atë fjali, ndonëse nuk jam propozues, por është arrestuar një funksionar i Policisë së Kosovës, andaj pika numër një duhet të jetë: Kuvendi i Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit nga burgu i Serbisë dhe pikë”, tha Hamiti.