LAJMI I FUNDIT:

Hamasi vonon lirimin e pengjeve të tjera, pohon se Izraeli po shkel marrëveshjen e armëpushimit

Hamasi vonon lirimin e pengjeve të tjera, pohon se Izraeli po shkel marrëveshjen e armëpushimit

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për BBC se është bërë një vonesë për lirimin e pengjeve këtë mbrëmje pasi sipas tyre Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit humanitar duke parandaluar hyrjen e kamionëve me ndihma në Gazën veriore.

Ai tha se Izraeli lejoi vetëm tre kamionë nga 100 të hynin në veri të Gazës, transmeton Telegrafi.


Zyrtari i Hamasit gjithashtu deklaroi se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke operuar dronë mbi Gazën jugore.

Çfarë përfiton Hamasi nga lirimi i pengjeve?
Lexo po ashtu Çfarë përfiton Hamasi nga lirimi i pengjeve?

Izraeli në anën tjetër ka mohuar se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Sot, është dita e dytë e armëpushimit katërditor, sipas të cilit pritej të bëhej edhe një shkëmbim i dytë i pengjeve.

Momenti kur nëntëvjeçari vrapon për të përqafuar babanë e tij, shtatë javë pasi ishte mbajtur peng nga Hamasi
Lexo po ashtu Momenti kur nëntëvjeçari vrapon për të përqafuar babanë e tij, shtatë javë pasi ishte mbajtur peng nga Hamasi

Hamasi pritej që sot të lironte 13 pengje izraelite, derisa Izraeli do të lironte 39 të burgosur palestinezë. /Telegrafi/