LAJMI I FUNDIT:

Hamasi pretendon se ka zënë “delfinin spiun” të Izraelit, që ishte pajisur me armë për të vrarë luftëtarët në Rripin e Gazës

Hamasi pretendon se ka zënë “delfinin spiun” të Izraelit, që ishte pajisur me armë për të vrarë luftëtarët në Rripin e Gazës

Hamas pretendon se ka zënë “një delfin vrasës”, “spiunin izraelit” i armatosur me një armë që mund të vret luftëtarët e tyre në Rripin e Gazës.

Videoja e postuar në internet nga organizata ushtarake palestineze, pretendon se një nga njësitë e tyre detare zbuluan dhe kapën një delfin të pajisur me armë, transmeton Telegrafi.


Kjo njësi ndoqi pas “agjentin izraelit”, që kishte pajisje të vendosura në trup dhe armë “për vrasjen” e luftëtarëve të Hamasit.

Zëdhënësi Abu Hamsa tha në video se delfini ishte kapur nga një njësi e luftëtarëve të tyre. Por kjo nuk është hera e parë që Hamas pretendon se Shërbimi Sekret izraelit – Mossad përdor delfinët për spiunim.

Në gusht të vitit 2015, i njëjti grup pati njoftuar se kishte zënë “një grup agjentësh” – duke iu referuar kështu delfinëve. /Telegrafi/