LAJMI I FUNDIT:

Haliti jep dy opsione për tejkalimin e çështjes së veteranëve të UÇK-së

Haliti jep dy opsione për tejkalimin e çështjes së veteranëve të UÇK-së

Listat e publikuara të veteranëve të cilësuar të rrejshëm nga Prokuroria e Shtetit kanë nxitur reagime të shumta në vendi.

Shumë ushtarë të vërtetë të UÇK-së kanë shprehur shqetësimet e tyre me të parë emrin në mesin e veteranëve mashtrues. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.


Sipas tij, prokurori i dorëhequr Elez Blakaj ka bërë punën e vet, porse tani duket të rishikohet ky proces.

“Problemi është që ne e kemi kalu një proces, i cili për një kohë të caktuar ka qenë i besueshëm tani ka dalë i pabesueshëm. Mendoj që prokurori ka bërë punën e vet, dhe në qoftë se prokurori ka thënë për dikë që është veteran i rrejshëm nuk do të thotë që do ta vërtetojë gjykata.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, lidhur me këtë çështje janë dy mundësi, ose të fillojë procedura për ndryshimin e ligjit ose të kalohet në procedura gjyqësore për secilin.

“Njëra mundësi është që të gjithë, veç e veç prej veteranit të parë deri tek i fundit të kalojnë në procedura gjyqësorë dhe për secilin të merret vendim në vete dhe anat tjera është të fillojë procedura për ndryshimin e ligjit”, ka theksuar tutje ai gjatë bisedës.

Haliti konsideron se protestat nuk e zgjidhin këtë situatë e cila së tepërmi është komplikuar. Vlen të përmendim faktin se veteranët e zonës së Dukagjinit kanë kërkuar nga organet përgjegjëse të shtetit të marrin masa ndaj personave që publikuan emrat e gjithë veteranëve “mashtrues”.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori