Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley u është kundërvënë deklaratave të këshilltarit ekonomik të presidentit amerikan, Donald Trump se ajo ishte e hutuar lidhur me sanksionet e reja që mund ta shënjestrojnë Rusinë.
Komentet e Haleyt më 17 prill vijnë vetëm dy ditë pasi ajo ka thënë në një intervistë televizive se sanksionet e reja kundër Rusisë do të njoftoheshin më 16 prill në përgjigje të mbështetjes së Moskës për presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Vetëm pak kohë pas këtyre deklaratave, Shtëpia e Bardhë është distancuar nga qëndrimet e Haleyt.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë se Uashingtoni, “është duke konsideruar vënien e disa masave kundër Rusisë dhe se vendimi do të bëhej publik shumë shpejt”.
The Washington Post dhe Reuters kanë cituar burime të paidentifikuara të kenë thënë se presidenti Trump ka shtyrë vënien e sanksioneve në ditën e deklaratave të Haleyt.
Duke folur para gazetarëve më 17 prill, këshilltari ekonomik i presidentit Trump, Larry Kudlow, ka thënë se Haley, “mund të jetë përballur me konfuzion momental”.
Mirëpo Haley në anën tjetër ka thënë se “me gjithë respektin, unë nuk kam qenë konfuze”.
Trump ka mbrojtur idenë e bashkëpunimit me Rusinë derisa në të njëjtën kohë ka thënë se ka qenë i ashpër me Moskën për ndërhyrjen e kësaj të fundit në Ukrainë, për ndërhyrje në politikën amerikane si dhe mbështetjen për Assadin. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Frymëzim për filma horror – një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit
Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, Exit Poll: Plenkoviq fiton kundër Milanoviqit
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - Britania beson se izraelitët do t'i hakmerren iranianëve
Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh
David Cameron: Është e qartë se Izraeli ka marrë një vendim për t'u hakmarrë ndaj Iranit
Turqia ka një mesazh për Iranin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE