LAJMI I FUNDIT:

Hakohet llogaria e BERZH-it në Twitter

Hakohet llogaria e BERZH-it në Twitter

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njofton se llogaria e saj në rrjetin social Twitter është hakuar.

Sipas njoftimit të BERZH-it, përveç kësaj llogarie është thyer edhe ajo e EBRDgreen.


“Kjo llogari dhe @EBRDgreen është hakuar. Jemi duke u munduar që ta kthejmë në gjendje normale dhe kërkojmë falje për ndjekësit tonë”, ka njoftuar BERZH.

Ditë më parë, ishin hakuar disa llogari të personaliteteve dhe bizneseve botërore. /Telegrafi/