LAJMI I FUNDIT:

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit – gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit – gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Izraeli ka kryer gjatë orëve të para të ditës së sotme një sulm brenda territorit iranian.


Në këtë formë, izraelitët janë hakmarrë ndaj sulmeve të së shtunës të iranianëve kur lëshuan qindra dronë dhe raketa drejt Tel Avivit.

Megjithatë, ajo që shumëkush frikësohej – përshkallëzimi i gjendjes – për fat të mirë nuk ndodhi.

Autoritetet izraelite dhe iraniane deri më tani janë treguar të përmbajtur me deklaratat dhe lëvizjet e tyre.

Për të mësuar rreth zhvillimeve të fundit, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar edhe në ditët në vijim rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 23:50:55" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 23:50" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 23:50

Zhvillimet kryesore në konfliktin izraelito-iranian

Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, në një lëvizje që kërcënon ta shtyjë rajonin më thellë në konflikt.

Dhe siç ka thënë një zyrtar për mediat botërore, objektivi nuk është bërthamor.


Këtu janë zhvillimet kryesore sot në Lindjen e Mesme, pasi tensionet midis Izraelit dhe Iranit mbeten në një nivel të ngritur.

Brenda natës, Izraeli kreu një operacion në Iran si hakmarrje për një sulm me dron dhe raketë të nisur kundër tij të shtunën;

Media shtetërore iraniane raportoi se bateritë e mbrojtjes ajrore ishin gjuajtur në disa provinca, duke përfshirë pranë një baze të madhe ushtarake në Isfahan;

Ai tha gjithashtu se tre dronë ishin shkatërruar mbi zonë pak pas mesnate;

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit;

Sulmet iraniane ishin një shenjë fuqie, thotë presidenti i Iranit;

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se nuk kishte pasur dëmtime në vendet bërthamore të Iranit pas sulmit të raportuar izraelit;

Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme, tha një zyrtar i lartë iranian i paidentifikuar;

Reagojnë zyrtarët amerikanë dhe evropianë duke kërkuar vetëpërmbajtje nga palët;

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s;

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë;

Pas sulmit izraelit, asnjë linjë ajrore perëndimore nuk fluturon mbi Iran;

Zbritet çmimi i naftës pas toneve pozitive të Izraelit dhe Iranit për mos përshkallëzim të konfliktit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 23:19:21" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 23:19" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 23:19

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për situatën në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit ndaj Iranit.

“Është thelbësore që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen”, tha Stoltenberg sot në Bruksel… lexo më shumë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 22:39:16" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 22:39" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 22:39

A është ‘heshtja’ e Shtëpisë së Bardhë një strategji përshkallëzuese?

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ishte nën presion të madh të një numri të gazetarëve pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit.

Mediat sugjerojnë se ky nivel i heshtjes është “me të vërtetë e re” për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden ndërsa Jean-Pierre u pyet nëse kjo ishte pjesë e një strategjie për të de-përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme.


Jean-Pierre thotë se e kupton interesin, por shton se “unë thjesht nuk kam asgjë për të thënë”.

Në lidhje me përpjekjet rreth de-përshkallëzimit, ajo thotë se SHBA-ja nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e tensioneve dhe kjo “ndjenjë” ishte shprehur më herët në takimin e liderëve të G7 në Capri, Itali.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 21:54:42" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 21:54" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 21:54

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Sipas imazheve satelitore nga hapësira të marra ekskluzivisht nga CNN, duket se nuk ka dëme të mëdha në bazën ajrore që dyshohet se ishte objektivi i sulmit izraelit në Isfahan.

Imazhet satelitore të Radarit me Hapje Sintetike (SAR) janë marrë rreth orës 10:18 të mëngjesit me kohën lokale… lexo më shumë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 20:57:30" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 20:57" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 20:57

Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në 86 dollarë

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Por, filluan të ulen pas mesazheve të zyrtarëve iranian dhe izraelit.


Çmimet e naftës ranë në 86 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot, pasi investitorët u qetësuan nga mesazhet iraniane pas incidentit “të dyshimtë” me dron, duke zbutur frikën për një përshkallëzim në konfliktin izraelito-iranian…. lexo më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 19:56:29" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 19:56" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 19:56

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri një thirrje emocionale për anëtarët e NATO-s, duke thënë se niveli aktual i ndihmës së huaj për Ukrainën është “shumë i kufizuar”.

Ai tha se aleatët perëndimorë po zbatojnë standarde të dyfishta në raport me Ukrainën dhe Izraelin… lexo më shumë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 19:00:07" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 19:00" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 19:00

Jeta vazhdon në Iran, pavarësisht sulmeve të Izraelit

Gjërat duket se janë si zakonisht për shumë iranianë në Isfahan, ku sulmi me dron i Izraelit synoi një bazë të madhe ushtarake.

Këtu mund të shohim qytetarët duke bërë blerje në tregun Isfahan dhe duke pushuar pranë lumit Zayandeh Rud dhe Sheshit Naqsh-e Jahan.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 18:00:45" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 18:00" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 18:00

Pas sulmit izraelit, asnjë linjë ajrore perëndimore nuk fluturon mbi Iran

Një vështrim në trafikun që kalon aktualisht nëpër hapësirën ajrore iraniane tregon se transportuesit perëndimorë aktualisht nuk po fluturojnë mbi Iran.

Siç raporton Flightradar24, Katari, FlyDubai dhe Turkish Airlines aktualisht po fluturojnë mbi Iran.


Gjatë natës, Irani mbylli hapësirën ajrore pasi ky vend u sulmua nga Izraeli si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Iranit gjatë javës së kaluar. Aeroporti u mbyll për disa orë, por u rihap mëngjesin e sotëm.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 17:20:10" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 17:20" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 17:20

Sulmet iraniane ishin një shenjë fuqie, thotë presidenti i Iranit

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka pohuar se sulmi i Teheranit ndaj Izraelit është një shenjë fuqie.

Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael fundjavën e kaluar, por u shkaktuan pak dëme.


Duke folur para një turme në qytetin e Damghan, presidenti tha se sulmi tregoi “vendosjen e fortë të kombit tonë”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 16:09:46" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 16:09" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 16:09

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

SHBA-së u njoftua në minutën e fundit nga Izraeli për sulmin me dron kundër Iranit, thotë ministri i Jashtëm i Italisë.

Edhe pse SHBA-ja kishte ndjekur hap pas hapi situatën në rajon, Antonio Tajani tha se zyrtarët amerikanë informuan ministrat e G7 në një seancë me dyer të mbyllura… lexo më shumë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 15:53:25" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 15:53" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 15:53

Irani, me gjasë, ka dashur që të minimizojë ndikimin e sulmit të fundit nga Izraeli

Irani, me gjasë, ka dashur që të minimizojë ndikimin e sulmit të fundit nga Izraeli.

Ky vlerësim mund të nxirret edhe nga fakti se një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se Teherani nuk planifikonte një përgjigje tani, përcjell Telegrafi.


Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 15:12:35" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 15:12" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 15:12

“Iranianët janë shumë të frikësuar”

Irani po lëshon “deklarata kontradiktore” dhe “iranianët janë shumë të frikësuar”.

Kështu ka thënë një gazetare izraelito-amerikane për Sky News.


Përshkrimin e plotë të situatës nga gazetarja mund ta lexoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 15:00:19" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 15:00" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 15:00

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar “një objekt të dyshimtë”, ka njoftuar një komandant iranian

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar “një objekt të dyshimtë” në qytetin qendror të Isfahanit, ka njoftuar një komandant i lartë i ushtrisë.

Gjenerali iranian Siavash Mihandoost ka deklaruar se sulmi i fundit izraelit “nuk ka shkaktuar fare dëme”.

“Zhurma e madhe e dëgjuar sot në mëngjes në Isfahan nuk ishte shpërthim, ishte mbrojtja jonë e fuqishme ajrore që gjuajti një objekt të dyshimtë”, tha gjenerali.


Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 13:31:14" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 13:31" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 13:31

Blinken: SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë sulm

Së fundmi, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, është deklaruar rreth pretendimeve se SHBA-ja ka qenë në dijeni për sulmin e Izraelit ndaj Iranit para kohe.

Blinken tha se “nuk do të flasë më për këtë”, por se “SHBA-të nuk janë të përfshira në asnjë sulm”.


“Ajo në të cilën jemi fokusuar ne dhe G7 është të ulim tensionet”, shtoi sekretari amerikan.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 12:15:13" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 12:15" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 12:15

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit të premten në mëngjes nuk është surprizë për perëndimorët, por po shkakton shqetësim të madh te ta ndërsa rajoni shkon drejt një lufte gjithëpërfshirëse.

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 13 prill, ishte e qartë se izraelitët do të kundërpërgjigjeshin.


Atë natë, presidenti amerikan, Joe Biden, e kundërshtoi atë izraelit, Benjamin Netanyahu, për një reagim të menjëhershëm, duke e paralajmëruar se SHBA-ja nuk do ta mbështeste apo t’i bashkohej.

Megjithatë, kjo këshillë nuk është marrë parasysh nga Netanyahu.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 11:35:04" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 11:35" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 11:35

“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt”, thotë kryeministri britanik

Izraeli “ka absolutisht të drejtën e vetëmbrojtjes”, por “përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt”, ka thënë kryeministri britanik.

Duke iu përgjigjur një sulmi të dukshëm izraelit në Iran gjatë natës, Rishi Sunak tha se qeveria e tij kishte “dënuar breshërinë e pamatur dhe të rrezikshme të raketave të Iranit kundër Izraelit të shtunën”.


Ai shtoi megjithatë: “Por siç i thashë kryeministrit Benjamin Netanyahu kur fola me të javën e kaluar, dhe në përgjithësi, përshkallëzimi i rëndësishëm nuk është në interesin e askujt. Ajo që duam të shohim është që kokat e qeta të mbizotërojnë në të gjithë rajonin”.

Lidhur me atë që ndodhi brenda natës, kryeministri tha: “Është një situatë në zhvillim. Nuk do të ishte e drejtë që unë të spekuloja derisa të jenë të qarta faktet. Dhe ne po punojmë për të konfirmuar detajet së bashku me aleatët”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 11:18:52" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 11:18" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 11:18

Shefja e BE-së dhe ministri i jashtëm italian bëjnë thirrje për përmbajtje pas sulmit ndaj Iranit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë bërë thirrje për përmbajtje pas një sulmi ndaj Iranit.

Një “përpjekje diplomatike” nga anëtarët e BE dhe G7 tashmë është duke u zhvilluar për të shuar tensionet në rajon pas goditjes, u tha Tajani gazetarëve në margjinat e një samiti të ministrave të jashtëm të G7 në Itali.


“I bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm për të shmangur një përshkallëzim në zonë”, tha ai, duke përsëritur thirrjen e Italisë për një armëpushim në Gaza.

Ndërsa shefja e BE-së, von der Leyen bëri thirrje gjithashtu për de-përshkallëzimin, duke thënë se është “absolutisht e nevojshme” që Lindja e Mesme të qëndrojë “stabile”, duke u kërkuar të gjitha palëve “të përmbahen nga veprime të mëtejshme”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi në atë rajon”, theksoi von der Leyen gjatë një udhëtimi në Finlandë të premten. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 10:52:16" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 10:52" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 10:52

Egjipti ‘thellësisht i shqetësuar’ për ‘zgjerimin e konfliktit’

Egjipti është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për situatën në Lindjen e Mesme dhe ka paralajmëruar për zgjerimin e konfliktit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme egjiptiane, ajo i bën thirrje Izraelit dhe Iranit të ngrisin “nivelet maksimale të vetëpërmbajtjes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.


Gjithashtu, Egjipti paralajmëron se konflikti mund të ketë “efekte të rrezikshme për sigurinë e njerëzve në rajon.

“Ne do të vazhdojmë të mbajmë kontakt me palët e interesuara dhe me ndikim për të frenuar tensionin dhe përshkallëzimin e vazhdueshëm”, thuhet në deklaratë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 10:15:09" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 10:15" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 10:15

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit ka bërë një postim me një fjalë pas sulmit izraelit në Iran.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2024 09:53:30" ["time"]=> string(16) "19/04/2024 09:53" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2024 09:53

Irani “nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme”

Irani nuk ka plan për një hakmarrje të menjëhershme pas sulmit izraelit mëngjesin e së premtes, ka njoftuar një zyrtar i lartë iranian.

Zyrtari i paidentifikuar tha se vendi po shikonte nëse operacioni ishte “infiltrim” e jo sulm.


“Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm andaj diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”.

Ndryshe, ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë mbi aksionin e fundit ushtarak.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori