LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.


Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.

Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.

Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Lexo po ashtu Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

“Është mirë të veprohet sa nuk është përshkallëzuar situata më tej dhe shpresojmë se kjo përçarje në tregje të jetë jetëshkurtër”, tha Randeep Somel, menaxher i fondeve në M&G Investment Management.

Përveç naftës, edhe çmimi i arit rritet në momente pasigurie si ky, pasi konsiderohet si investim i sigurt.

E tensionet e rritura në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet edhe për bllokimin e mundshëm të rrugës detare në ngushticën e Hormuzit midis Omanit dhe Iranit, rrugë kjo nga e cila kalon 20 për qind e furnizimit të përgjithshëm të botës me naftë.

Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së, Irani është prodhuesi i shtatë më i madh i naftës në botë.

Me sa duket, rritja e menjëhershme e çmimeve të naftës është reagim ndaj frikës së një përshkallëzimi të ri të luftës midis Izraelit dhe Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori