LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Siç është raportuar, Izraeli ka nisur sulm hakmarrës me raketa drejt Iranit.

Por, deri më tash asnjëri shtet nuk ka komentuar zyrtarisht mbi aksionin ushtarak.


Ndërkohë, në rrjete sociale po qarkullojnë pamje që tregojnë shpërthimet nga raketat e lëshuara izraelite, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se raketat janë drejtuar drejt Isfahanit, qytet ky që njihet për objektiva bërthamore dhe përmban më shumë se 3,000 shkencëtarë të cilët punojnë atje.

Fakti që Isfahani është qytet me objekte bërthamore, po tregon se izraelitët nuk i ndal as kjo që ta sulmojnë Iranin.

Ndryshe, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po monitoron situatën nga afër dhe po bën thirrje për përmbajtje nga të dy palët. /Telegrafi/