LAJMI I FUNDIT:

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli ka nisur një sulm hakmarrës kundër Iranit të premten në orët e hershme të mëngjesit, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë.

Bëhet e ditur se shteti izraelit ka lëshuar shumë raketa në drejtim të Iranit.

Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, mediat e huaja raportojnë se zyrtarët izraelit kishin paralajmëruar më herët se do të sulmonin Iranin.


Deri më tash, as Izraeli as SHBA-ja nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi aksionin e raportuar ushtarak, përcjell Telegrafi.

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Lexo po ashtu “Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Siç raportohet, shpërthimet kanë ndodhur pranë Isfahanit, qytet ky rreth 340 kilometra në jug të Teheranit i cili përfshin një bazë të madhe ajrore dhe objekte bërthamore.

Por, është konfirmuar se objekti bërthamor është plotësisht i sigurt.

Ndryshe, hakmarrja e dukshme izraelite vjen vetëm disa ditë pasi Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan nga Izraeli dhe aleatët e tij.

Ky sulm ka shkaktuar frikë për një përshkallëzim të madh të konfliktit, pasi tensionet rajonale janë rritur që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori