LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja e fatit: Lidhja Jolie-Pitt nisi mbi një tradhti (Foto)

Hakmarrja e fatit: Lidhja Jolie-Pitt nisi mbi një tradhti (Foto)

Tradhtia konsiderohet shpesh arsyeja kryesore që vë në rrezik një marrëdhënie. Askush nuk dëshiron që partneri apo partnerja që kemi në krah të na lërë për dikë tjetër, por në kohët që jetojmë, po bëhet gati e zakonshme që njëri nga partnerët të krijojë lidhje me dikë tjetër, edhe pse është në një marrëdhënie.

Pavarësisht se përkufizimi i tradhtisë variron sipas mendësive të gjithsecilit – nga flirti deri te marrëdhëniet intime seksuale – shumica bien dakord se nëse një lidhje është ngritur mbi një tradhti, gjasat janë që ajo lidhje nuk do të përfundojë mirë.

Pas ndarjes së Pitt, do të ndahet edhe ish-gruaja e tij? (Foto)
Lexo po ashtu Pas ndarjes së Pitt, do të ndahet edhe ish-gruaja e tij? (Foto)

Le të kthehemi te ngjarja më e përfolur në media këto kohë, fundin e marrëdhënies së çiftit të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Marrëdhënia romantike nisi në xhirimet e filmit “Mr & Ms. Smith”.

Lidhja e tyre nisi mbi një tradhti.
Lidhja e tyre nisi mbi një tradhti.

Lidhja e tyre u komentua në çdo emision që dëgjohej atëherë dhe dukej aq e përsosur sikur të mos ishte në mes edhe historia paralele e Pitt me Jennifer Aniston. Aktorja ishte ende gruaja e hamshorit hollivudian, kur ky i fundit deklaroi lidhjen e tij me Jolie. Aniston në atë kohë duhej të përballonte faktin se burri i saj jo vetëm që e ka tradhtuar me një bukuroshe të talentuar dhe seksi, por që ky lajm u shpërnda kudo.

Kështu ia kërkoi Angelina ndarjen Brad Pittit
Lexo po ashtu Kështu ia kërkoi Angelina ndarjen Brad Pittit

Kujtojmë se ish-ylli i “Friends” pas ndarjes me Pitt pati disa lidhje të dështuara dhe se ajo dukej se nuk po e merrte veten për një kohë të gjatë, transmeton Anabel. Ndërkohë, gjërat ishin shumë ndryshe për Pitt. Marrëdhënia e tij me partneren e re dukej ideale. Ata u bënë me fëmijë, biologjikë dhe të birësuar, ndihmonin komunitete të ndryshme në mbarë botën, bënin bamirësi – gjithçka dukej perfekte.

Derisa Aniston po vuante, ata shfaqeshin të lumtur.
Derisa Aniston po vuante, ata shfaqeshin të lumtur.

Megjithatë, nuk duhet harruar se “bota është e rrumbullakët”. Këtë vit, Jolie dhe Pitt u ndanë, ajo kërkon kujdestarinë e fëmijëve dhe pretendon se Pitt pi marihuanë, ka probleme me konsumimin e alkoolit dhe me vetëkontrollin. Mesa duket divorci po nxjerr në shesh probleme të mëdha mes çiftit. Lidhja e tyre nuk pati sukses ndoshta sepse fillimi i tyre ishte i tillë.

Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës
Lexo po ashtu Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës

Jolie dhe Pitt janë shembulli i një çifti që në pamje të parë dukej i përsosur, por që bazat e lidhjes u ngritën mbi një tradhti. Ajo filloi me dëmtimin e një personi tjetër, si rrjedhim ata nuk do të kenë një përfundim si në përralla.

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori