LAJMI I FUNDIT:

Haki Shatri: Shuma e buxhetit të 2017-së mund të bëhej para dy-tre vitesh

Haki Shatri: Shuma e buxhetit të 2017-së mund të bëhej para dy-tre vitesh

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri ka komentuar për miratimin e Qeverisë së Kosovës për projekt-buxhetin e vitit 2017 duke thënë se “qeveria e ka zënë datën e fundit ligjore për procedimin e këtij dokumenti”.


“Është pozitive se me këto projektligj, qeveria e ka zënë datën e fundit ligjore për ta proceduar këtë dokument të rëndësishëm në Kuvend për të cilin duhet dy muaj që të shqyrtohet në komision dhe të bëhen procedura tjera”.

I ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova, Shatri tha se ky buxhet mund të bëhej edhe para dy ose tre vitesh.

“Ky vëllim i buxhetit ka mundur të arrihet edhe para dy ose tre vjetësh nëse kemi parasysh pranimin edhe nga institucionet dhe nga strukturat profesionale”.

“Meqenëse dokumenti nuk është publikuar as në ueb faqen e qeverisë nga prezantimi i ministrit kanë mbetur shumë dilema të cilat rezervohem t’i komentoj”.

“Pa pasur argumente dhe shifra është jokorrekte që të diskutohet qoftë për mirë apo për tu kritikuar”.