Hakerët kinez kanë fituar qasje në email-in e ambasadorit amerikan në Pekin

Hakerët kinezë janë qasur në email-in e Nicholas Burns, ambasadorit amerikan në Pekin, në një operacion spiunazhi i cili besohet se ka kompromentuar të paktën qindra-mijëra email-e të individëve të qeverisë amerikane, raportoi Wall Street Journal.
Email-i i ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore, Daniel Kritenbrink, është hakuar gjithashtu në një operacion më të gjerë, ka bërë të ditur Microsoft për publikun në fillim të këtij muaji.
I pyetur për rastin e dy diplomatëve, Departamenti i Shtetit nuk pranoi që të ofronte ndonjë detaj, dhe shtoi se ka nisur një hetim në lidhje me operacionin e spiunazhit. Para se të shfaqej raporti i WSJ, Kritenbrink në një seancë dëgjimore të Kongresit mbi politikën e SHBA-së për Kinën ishte pyetur se nëse ai mund të përjashtonte që emailet e tij ose të stafit të tij ishin hakuar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të komentojë mbi hetimin e FBI-së, por jo nuk do ta përjashtojë këtë”, tha Kritenbrink. Burns dhe Kritenbrink iu bashkuan kështu Sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo, si viktimat e vetme të shpallura publikisht të fushatës së spiunazhit.
Në anën tjetër, krerët e qeverisë kineze kanë njoftuar se ata po luftojnë në mënyrë transparente kundër çdo abuzimi kibernetik.
“Kina kundërshton hapur dhe lufton kundër sulmeve dhe vjedhjeve kibernetike në çfarëdo forme. Ky pozicion është konsistent dhe i pastër. Identifikimi i burimit të sulmit është një çështje komplekse teknike”, deklaroi Liu Pengyu, zëdhënës për ambasadën kineze në Uashington.
“Ne shpresojmë se të gjitha palët relevante do të marrin një qëndrim profesional dhe të përgjegjshëm, në vend se të bëjnë spekulime dhe akuza të pabaza”, shtoi tutje ai.
Microsoft njoftoi javën e kaluar se hakerët kinezë kishin përvetësuar një nga “çelësat dixhitalë” të kompanisë dhe kishin përdorur një të metë në kodin e tij për të vjedhur email-e nga agjencitë qeveritare amerikane dhe klientë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ByteDance po përgatit një TikTok "të ri" për tregun amerikan për të shmangur ndalimin

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

Microsoft e pranon, ky gabim mund të mos riparohet kurrë

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Grok lavdëron Hitlerin, Musk: U manipulua

Inteligjenca artificiale tani mund të imitojë zërin tuaj - ja si t'i shmangni këto mashtrime

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë