LAJMI I FUNDIT:

Hakerët arritën që të ndezin Mercedesin nga distanca

Hakerët arritën që të ndezin Mercedesin nga distanca

Studiuesit e sigurisë kanë gjetur 19 dobësi në një makinë Mercedes E-Class.

Dobësitë mundësuan që ekspertët e sigurisë (hakerët) të hapnin nga larg dyert dhe të ndezin Mercedes E-Class, raporton Techcrunch.


Ekspertët nga ekipi Sky Go i kompanisë së sigurisë 360 Group njoftuan detaje të mangësive të enjten në konferencën Black Hat, që po zhvillohet praktikisht këtë vit.

Studiuesit ishin në gjendje të kryenin sulmet e tyre përmes një sistemi dhe më pas përmes njësisë kontrolluese telematike (TCU) të makinës ta ndiznin makinën, transmeton Telegrafi.

Manipulimi i sistemit të skedarëve të TCU-së bëri të mundur ekzekutimin e komandave në automjet. Kështu që ata mund të hapnin dyert, dhe ta ndiznin atë, për shembull.

Përveç hapjes së dyerve dhe fillimit të largët, nuk ishte e mundur të hysh në funksione të tjera kritike për sigurinë e makinës, sipas studiuesve.

Ata raportuan dobësitë tek prodhuesi vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve të sigurisë, më shumë se 2 milionë makina Mercedes E-Class janë prekur potencialisht nga pikat e dobëta. /Telegrafi/