Gjithçka në këtë përballje u vendos në pjesën e dytë kur formacioni trajnerit të Hajvalisë, Sunaj Keci, gjeti golin në minutën e 60 të takimit me anë të Semir Zenelit, transmeton Telegrafi.

Gjithsesi një 11-metërshi i akorduar për miqtë i dha mundësinë Ylber Ramadanit të barazonte shifrat.


Dalja me të kuq e Erdin Hashanit për protesta dhe Liridon Lecit për goditje me grusht të kundërshtarit, ja komplikoi së tepërmi sfidën Hajvalisë, por Ferizaj nuk arriti të shfrytëzojë siç duhet hapësirat e krijuara, me ç’rast ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1, ku Ferizaj mori një pikë me vlerë për objektivin kryesor, atë të mbijetesës në Raiffeisen Superligë. /Telegrafi/

telegrafi sport app