LAJMI I FUNDIT:

Hajnat në Gjermani vodhën 16 mijë furça dhëmbësh

Hajnat në Gjermani vodhën 16 mijë furça dhëmbësh

Hajnat që hynë në një magazinë logjistike në perëndim të Gjermanisë, arritën të vidhnin 2000 televizorë dhe 16 mijë  furça dhëmbësh elektrike, ka njoftuar policia gjermane.

Hajnat e paidentifikuar arritën të arratiseshin nga magazina në qytetin e Duisburgut, me një kasafortë që peshonte më shumë se 100 kilogramë, transmeton Telegrafi.


Vlera e gjësendeve të vjedhura mendohet të jetë 1.4 milionë euro. Vjedhja ka ndodhur fundjavën e kaluar, por është bërë publike në një deklaratë të policisë të martën.

Sipas policisë, hajnat kanë hyrë në ndërtesë nga një dritare. Ata ndoshta kishin nevojë për disa kamionë për të tërhequr mijëra sende të vjedhura.

Aktualisht policia po analizon pistat në vendin e krimit dhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe shpresojnë në ndihmën e dëshmitarëve okularë. /Telegrafi/