LAJMI I FUNDIT:

Hajduti ktheu veturën që e vodhi dhe e shpërbleu pronarin

Hajduti ktheu veturën që e vodhi dhe e shpërbleu pronarin

Mirësjellja dhe krimi rrallë shkojnë dorë për dore, kështu që nuk është çudi që një pronar restoranti në Auckland, Zelanda e Re u befasua kur vetura e tij e vjedhur u shfaq (kryesisht i padëmtuar) jashtë restorantit. Hajduti ka mbetur anonim, por ka lënë mesazh dhe ka “nderuar” pronarin.

Vetuar e zezë e gjeneratës së parë të Holden Colorado, u vodh më 14 nëntor, sipas faqes së restorantit në Facebook, pasi pronari, Varun Chadha, ndezi automjetin dhe e la të funksiononte ndërsa vrapoi për të marrë diçka që kishte harruar në restorant. Megjithatë, kur u kthye në parkingun e restorantit, automjeti ishte zhdukur.


Ata i kërkuan ndjekësve të tyre nga restoranti të raportonin nëse e shihnin kamionin diku, por askush nuk ishte në gjendje ta gjurmonte. Katër ditë më vonë, Holden u rishfaq jashtë restorantit ku e vodhën. Çelësat ishin në të, së bashku me një shënim të shkruar me dorë që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur.

“Hej, e mora kamionin. Më fal shoku. Isha i dehur dhe kisha nevojë për një udhëtim në shtëpi”, thuhej në mesazh. Për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, në ulësen e pasme kishte lodra për fëmijën e pronarit të kamionit.

Lokali tha se e gjithë situata ishte “e pabesueshme”, por se “hajduti po argëtohej pak me kamionin, edhe pse kryesisht nuk ishte i dëmtuar dhe as i ishte vjedhur ndonjë gjë”. /Telegrafi/