Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se do të caktojnë marzhën e fitimit në produkte bazike, ashtu siç ka ndodhur ditë më parë edhe me derivatet e naftës.

Reklama

Në një konferencë për media, Hajdari tha se ministria që drejton po e analizon situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale.

Ministrja Hajdari në konferencë për media me kryetarin e Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve: Në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë, nuk ka arsye për rritje të çmimeve Kryetari i Shoqatës së Mullistëve: Në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë, nuk ka arsye për rritje të çmimeve

Ky grup siç bëri të ditur ajo, do të analizojë se çfarë masa ligjore duhet të merren për produkte si gruri, mielli, buka, sheqeri, orizi, kripa, vezët, sapuni, etj.

Reklama

“Do të analizojmë se cilën masë do ta marrim, a do të shkojmë me çmime tavan apo marzhë tregtare. Të gjitha këto do të ndodhin shumë shpejt. Por se cilën masë do ta marrim, varet nga analiza e situatës. Do të marrim një masë që do të ndalojë spekulimet sepse jemi të informuar çdo ditë nga Dogana për çmimet furnizuese nga importi”, u shpreh Hajdari. /Telegrafi/

Reklama