LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Kosova dhe rajoni nga ‘Tregu i Përbashkët’ me BE-në pritet të përfitojnë deri 4.2 miliardë euro

Hajdari: Kosova dhe rajoni nga ‘Tregu i Përbashkët’ me BE-në pritet të përfitojnë deri 4.2 miliardë euro
Foto: Arkiv

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari thotë se Kosova dhe vendet e rajonit nga Programi i “Tregut të Përbashkët” të Bashkimit Evropian pritet të përfitojë deri 4.2 miliardë euro.

Hajdari me anë të një konference për medie ka theksuar se kjo marrëveshje është hap drejt integrimit të Kosovës në BE.


“Kosova do të jetë përfitues nga kjo marrëveshje në vlerë 4.2 miliardë euro. Më 11 maj e kemi nënshkruar marrëveshjen në Bruksel. Përfshija në këtë program që do të zgjasë deri në vitin 2027 është hap drejt integrimit në BE. Ky është programi më i madh i BE-së. Bizneset pos që vet mund të jenë përfituese mund të jenë edhe bashkëpunuese me kompanitë dhe organizatat nga vendet e tjera”, tha Hajdari.

“Përmes këtij programi, bizneset do të jenë përfituese të mjeteve vetanake dhe mund të ndërveprojnë me biznese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, Hajdari tha se gjatë mandatit të saj ka pasur edhe rritje të investitorëve të huaj. /Telegrafi/