Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, në seancën e jashtëzakonshme për tarifën, ka shfaqur brengat e komunitetit të biznesit vendor për barrierat e shumta me të cilat përballen sidomos nga Serbia.
Ministrja Hajdari duke folur për bilancin negativ tregtar të vendit, tha se bizneset kosovare vazhdimisht përballen me barriera tregtare në CEFTA, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën.
“Fakti që Kosova ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon, është një shenjë e qartë e vështirësive, barrierave tregtare që kompanitë kosovare ende përballen në CEFTA, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën, por mjaft shpesh edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në kontekst të marrëveshjes tregtare për dallim nga CEFTA që ishte nënshkruar nga përfaqësues të UNMIK-ut, Kosova ka negociuar në emër të saj edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me vendet e BE-së, e cila tani mbush rreth 4 vjet zbatim. MSA për dallim nga CEFTA ka sjellë rezultatet e para në aspektin tregtar, kur jo vetëm importet, por eksportet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme”, tha Hajdari, raporton KP.
Për më tepër, ministrja Hajdari tha se problemet me Serbinë dhe Bosnjën u shfaqen për bizneset edhe më shumë pas pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë aspekt, ndonëse tarifa 100 për qind ka tregtuar rezultatet në resort me shkëmbimet tregtare për faktin se importet nga Serbia dhe Bosnja kanë shënuar rënie, megjithatë rënie kanë shënuar edhe eksportet e Kosovës në drejtim të këtyre vendeve. Këtu dua t’i përmendi disa nga problemet ose argumentet kryesore: problem me transitin me Serbinë ndonëse ekzistojnë që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj. Ky probl em është shfaqur edhe shumë në fakt që nga aplikimi i tarifës 100 për qind, duke iu vështirësuar bizneseve kosovare edhe më shumë mundësinë jo vetëm të eksporteve, por edhe të importeve nga vendet e BE-së përmes shfrytëzimit transit të territorit të Serbisë. Gjithë këto duke rezultuar me kosto shtesë më të lartë për kompanitë kosovare, e si pasojë duke rezultuar me çmime më të larta në treg për konsumatorët e Kosovës”, tha Hajdari.
Gjithashtu edhe një çështje esenciale për prodhuesit vendor, ajo tha se është importi i lëndës së parë, në këtë drejtim, që sipas ministres duhet të pranohet se nga importi i Serbisë që ishte rreth 450 milionë në total, rreth 15 për qind i përket lëndës së parë, e cila fatkeqësisht për bizneset vendore ishte e domosdoshme, respektivisht për produktet e industrisë ushqimore dhe ndërtimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City