LAJMI I FUNDIT:

Hahn: 2018 është vit vendimtar për Ballkanin Perëndimor (Foto)

Hahn: 2018 është vit vendimtar për Ballkanin Perëndimor (Foto)

Komisari evropian për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johannes Hahn në prag të pritjes së Vitit të Ri i falënderoi të gjitha shtetet-partnerë të Bashkimit Evropian, ndër të cilët edhe Maqedonia, për bashkëpunimin gjatë vitit 2017 dhe porositi se viti 2018 do të jetë vendimtar për Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në fund të këtij viti të mbushur me sfida dua t’i falënderoj të gjithë partnerët në fqinjësinë tonë të afërt por edhe ato më të largët për bashkëpunimin me përkushtim gjatë vitit 2017. Të jemi krenar për arritjet e përbashkëta dhe të përforcojmë përpjekjet për progres edhe më të madh”, shkruan Hahn.

“Viti 2018 do të jetë vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët për ballfaqim me sfidat e përbashkëta. Dëshiroj një Vit të ri të qetë dhe me prosperitet për të gjithë partnerët – politikanë dhe qytetarë! Ta krijojmë ardhmërinë së bashku, për të rinjtë tanë!”, porositi Hahn./Telegrafi/