Padyshim, ndeshja më e madhe mes dy rivalëve në futboll, është ajo e El Clasicos, ku përballen Real Madridi dhe Barcelona. 

Kulmin kjo ndeshje e kishte arritur në mes viteve 2009 dhe 2018, me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që kishin rivalitetin sportiv më të madh ndonjëherë në mbarë botën sportive.

Pasi Messi ndoqi Ronaldon dhe u largua jashtë Spanjës në verën e vitit 2021, gjërat kishin filluar të bien në këtë kampionat.

gettyimages 185933155

Për fat të mirë për tifozët e ndeshjes më të bukur në lojën e bukur, një rivalitet është rindezur jashtë fushës, me rikthimin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta,që pritet t’i shkaktojë dhimbje atij të Real Madridit, Florentino Perez.


Lëvizjet e Barcelonës

Tani Xavi Hernandez ka marr në skuadër Ferran Torresin, ndërsa po përgatiten edhe goditje të tjera.

Erling Haaland dhe Alvaro Morata, janë dy emrat e radhës që mund të vijnë në Barcelonë.

84a43564 eb17 4a0b a364 b444c6713769

Barcelona mund të kthehet në Ligën e Kampionëve si rival i duhur për të fortit, pasi aktualisht në skuadër ka edhe emra me të ardhme të madhe si Ansu Fati, Pedri dhe Gavi.

Buzëqeshjet mund të kthehen në afatin kalimtar të verës me këto blerje.

lineup 6


Real Madridi dhe blerjet

Me Carlo Ancelottin në krye, lojtarë si Vinicius Jr. dhe Eduardo Camavinga po shfaqen, duke ua lehtësuar punën emrave si Karim Benzema dhe Luka Modric.

Me shumë mundësi atyre do t'i bashkohet edhe një tjetër, Kylian Mbappe, i cili mund të vije falas.

e09ab0ac 48c4 4c82 b09d 8250e5fc00a3

Paul Pogba dhe Antonio Rudiger janë dy emra të tjerë që pëlqehen nga Perez, që po ashtu gjatë verës mund të vijnë falas në “Santiago Bernbeu.

lineup 11

Emrat e tjera që janë në skuadër janë stabil dhe mund të krijohet një skuadër po ashtu e frikshme, që do të ishte pretendente për titull.


/Telegrafi/

telegrafi sport app