LAJMI I FUNDIT:

‘Gylseren’ akuzon ‘Xhihanin’ për dhunë psikologjike, rrezikon tre vite burg

‘Gylseren’ akuzon ‘Xhihanin’ për dhunë psikologjike, rrezikon tre vite burg

Fillimisht konflikti mes tyre thuhej se nisi për shkak të një puthjeje të programuar në skenar, por historia e dy aktorëve të njohur e të dashur për publikun është më e komplikuar, aq sa ka arritur në largimin e aktores nga seriali dhe në zhvillimin e saj si një çështje gjyqësore.

Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay të njohur si Gylseren dhe Erkan Petekkaya të njohur si Xhihan nga seriali i suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm, “Fate të kryqëzuara”. Në një intervistë aktorja ka folur për herë të parë pas largimit nga seriali, për situatën e krijuar. Siç thotë dhe vetë ajo, ka vendosur të ngrit zërin ndaj presionit dhe akuzave që ka marrë gjatë xhirimeve nga aktori, por edhe nga regjisori.


U spekulua se largimi nga “Paramparça” ndodhi pasi refuzoi të puthej para kamerave, por 'Gylsereni' kishte pozuar nudo (Foto, +16)
Lexo po ashtu U spekulua se largimi nga “Paramparça” ndodhi pasi refuzoi të puthej para kamerave, por 'Gylsereni' kishte pozuar nudo (Foto, +16)

“Meshkujt mendojnë se kanë gjithmonë të drejta mbi gjithçka. Madje edhe të të ulin edhe të të poshtërojnë. Por, ama, ti me maskilizmin tënd s’mund të ulesh kurrë imazhin tim femëror”, ka thënë ajo duke iu referuar partnerit të saj në film Xhihan.

Përveç fakteve kur i është ushtruar presion, aktorja ka treguar se ka pasur raste që ai ka ushtruar mbi të edhe dhunë psikologjike. E gjetur në këtë gjendje, ku mbizotëronte fuqia mashkullore, aktorja ka dashur të tërhiqej nga seriali, por ka qenë atëherë pikërisht momenti kur ata i kanë ushtruar më shumë presion. “Nëse diskuton me ndonjë nga seti për këtë që po diskutojmë këtu, ne kemi miq shumë gazetarë. Kjo s’do të jetë një reklamë e mirë për ty”, bëhet e ditur se i kanë thënë disa nga pjesëtarët e setit.

“U shokova, po qeshja nga situata e krijuar. Të mos flas? E përse duhet të mos flas? Martesa ime mbaroi për vetë faktin se unë nuk dija të shprehesha me fjalë. Gjerat ndryshuan, por kur ky njeri filloi të hidhte fjalë për mua lart e poshtë”, ka thënë ajo.

A e dini sa të dashur zyrtarisht ka pasur Gylsereni? (Foto)
Lexo po ashtu A e dini sa të dashur zyrtarisht ka pasur Gylsereni? (Foto)

Gjithashtu mësohet se pas gjithë këtij konflikti Erkan është shprehur i hapur për të rënë në një konsensus me aktoren, por kur ajo e ka kontaktuar për të arritur këtë gjë, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e tij. Kujtojmë se i gjithë konflikti ka nisur nga një puthje në skenar. Aktori nuk e ka pranuar dhe ka kërkuar që të shtyhet kjo skenë, ndërkohë që vetë Nurgul është surprizuar nga ky vendim, pasi beson që çdo gjë e zbatuar pas skenarit i shërben pozitivisht serialit. Ngacmime të tipit “Sa merak e paske që të puthemi. Ty s’të shkon për shtat të kërkosh skena të tilla”, kanë qenë ato që e kanë bërë aktoren mos durojë dot presionin dhe të largohet nga seriali duke zbuluar realitetin mbrapa kamerave.

Akuzat e saj, sigurisht që nuk janë pritur mirë nga aktori, i cili ka hapur menjëherë çështje gjyqësore për ofendim në emër të tij. Nëse Nurgul provohet se është fajtore, këto akuza të ngritura ndaj kolegut të saj mësohet se mund t’i kushtojnë deri në tre vite burg.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori