LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ‘ka ngacmuar seksualisht disa gra’, thotë raporti i hetimit

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ‘ka ngacmuar seksualisht disa gra’, thotë raporti i hetimit

Një hetim ndaj Guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo, ka gjetur se ai ka ngacmuar seksualisht disa gra, përfshirë punonjëset në zyrën e tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke njoftuar rezultatet e hetimit, Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James, tha se Cuomo kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale.

Vitin e kaluar, Cuomo u akuzua nga disa gra për ‘sjellje të pahijshme seksuale’.

Ai ka mohuar të ketë prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme dhe ka refuzuar thirrjet e demokratëve për të dhënë dorëheqje.

Raporti është rezultat i një hetimi disa mujor ku hetuesit folën me gati 200 persona, përfshirë me disa prej tyre që bënë ankesa kundër guvernatorit.

“Hetimi i pavarur ka arritur në përfundimin se Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht shumë gra, dhe duke vepruar kështu, ka shkelur ligjin federal dhe shtetëror”, tha James.

Në një rast, Cuomo dhe stafi i tij u hakmorën ndaj një ish-punonjësi, që e akuzoi atë për keqbërje, sipas saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori