Ahmet Ismaili mund të jetë qytetari i Kosovës me pagën më të lartë në sektorin publik.

Ai, si guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës merr 58 mijë e 706 euro neto pagë vjetore.


I bie që në muaj ai arkëton 4 mijë e 892 euro, neto.

Por, paga vjetore prej 60 mijë euro, nuk përfshinte krejt të ardhurat publike që ai arkëtoi.

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë, Ismaili ka futur edhe shumën prej 8 mijë e 208 euro “mëditje si kompensim për bord” dhe 9 mijë e 845 euro si mëditje - udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Në total, ai arkëtoi vitin e fundit 76 mijë e 759 euro.