LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Bogov mbron hapjen e xhirollogarive jashtë vendit

Guvernatori Bogov mbron hapjen e xhirollogarive jashtë vendit

Ngjarjen në të cilën u njoftua për lidhjen e bursave të Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Sllovenisë, Guvernatori Dimitar Bogov e përdori për mesazhe politike, njofton Alsat-m. Ai iu drejtua analistit Sasho Ordanovski dhe deri te disa media që u interesuan dhe e kritikuan vendimin e BPRM-së që të lejojë qytetarët e Maqedonisë të kenë gjiro llogari jashtë shtetit edhe atë para zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sasho Ordanovski akoma nuk ka dëgjuar për LINK-un SEE. Po ta dijë se bursa hap portë të transferimit të kapitalit jashtë vendit, menjëherë do të dërgojë protestues para bursës, siç më kërcënoi mua se do të dërgojë para BPRM-së. E pastaj kur Telma të pyes: Dhe, pse pikërisht tani? Sikurse tani duhet të ndalojmë të gjitha aktivitetet. Shakanë mënjanë, derisa disa mbjellin mjegull dhe trillojnë teori të konspiracionit, disa punojnë në përmirësimin e situatës në sektorin financiar”, deklaroi Dimitar Bogov, Guvernator i BPRM-së.


Bogov personalisht ka reaguar pasi Ordanovski ka kritikuar vendimin e BPRM-s, që të lejojë qytetarët e Maqedonisë të kenë llogari në bankat e huaja. Për Ordanovskin kjo është një mënyrë se si funksionarët ti nxjerrin jashtë vendit miliardat e marra nga provizionet në vend. Guvernatori Bogov i mësoi mediat se si duhet ti përmirësojnë standardet e programeve që i transmetojnë.

“Ndoshta televizionet mund ta blejnë serinë e njohur “Lugina e silikonit ” në vend të një seriali turk tjetër apo indian apo edhe një shou real, të paktën të rinjtë do të kenë ide të mençura biznesi, në vend të asaj si të bëhen ujq, starleta apo nuse të përlotura”, tha Bogov.

Fjalimi i Bogovit ishte në shënimin 20 vjetorit të Bursës së Maqedonisë, ku zyrtarisht u promovua lidhja rajonale mes bursave. Risia është se tani qytetarët e Maqedonisë do të jenë në gjendje të blejnë aksione direkt në kompani të huaja, diçka që nuk ishte lejuar deri tani./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori