LAJMI I FUNDIT:

Gushti, muaji i futbollit – Nga fillimi i kampionateve kryesore, super-ndeshjet dhe shorti i Ligës së Kampionëve

Gushti, muaji i futbollit – Nga fillimi i kampionateve kryesore, super-ndeshjet dhe shorti i Ligës së Kampionëve

Muaji gusht pritet të jetë i mbushur me aktivitete futbollistike, pasi pritet të fillojnë shumica e kampionateve elitare dhe shorti i Ligës së Kampionëve.

Gushti ka filluar sot (e enjte), por pritet të jetë i gjatë sa i përket aktiviteteve të futbollit.


Kjo pasi gjatë këtij muaji pritet të fillojnë të gjitha kampionatet kryesore në Evropë, por edhe gara më e madhe e ekipeve, Liga e Kampionëve.

Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve
Lexo po ashtu Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve

Përveç kësaj, në këtë muaj do të mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier, teksa pritet të ketë shumë ndeshje interesante.

Të shtunën me 3 gusht, është ndeshja e Superkupës së Gjermanisë mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, ndërsa po këtë ditë do të luajnë edhe Paris Saint-Germain dhe Rennes në Superkupën e Francës.

Një ditë më vonë, Liverpooli dhe Manchester City do të luajnë në Community Shield, ndërsa të enjten (8 gusht) mbyllet afati kalimtar në Angli.

Më 9 gusht (e premte) fillon Liga Premier dhe Ligue 1, ndërsa ndeshja kryesore e javës së parë në Angli do të jetë ajo në mes të Unitedit dhe Chelseat me 11 gusht.

Chelsea – Man Utd, gjithmonë është një derbi

Të premten e 16 gushtit fillojnë edhe La Liga dhe Bundesliga. Më 17 gusht, City dhe Tottenham përballen në Ligën Premier, ndërsa më 24 gusht është ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Serie A pritet të fillojë të dielën e 25 gushtit, ndërsa shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve do të jetë më 29 gusht (e enjte). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori