LAJMI I FUNDIT:

Me gurë e shok bomba persona të maskuar sulmuan dje Policinë e Kosovës në veri, këto janë detajet

Me gurë e shok bomba persona të maskuar sulmuan dje Policinë e Kosovës në veri, këto janë detajet
Foto: Ilustrim

Në veri të Kosovës mbrëmë ka pasur sulme me shok bomba ndaj stacioneve të Policisë së Kosovës si dhe ndaj zyrtarëve policorë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sulmet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në Komunë të Zveçanit dhe në Mitrovicë të veriut.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë veturës zyrtare dhe më pas janë larguar.

“Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në rastin tjetër në Mitrovicë të veriut bëhet e ditur se persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë dhe shok bombë automjetin zyrtarë të Policisë së Kosovës, e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Vazhdojnë sulmet në veri, gjuajtje me shok-bomba në stacionet policore në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan
Lexo po ashtu Vazhdojnë sulmet në veri, gjuajtje me shok-bomba në stacionet policore në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan

“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri, 15.06.2023-23:30. Raportohet se person atë panjohur kanë gjuajtur me gur dhe shok  bombë automjetin zyrtar te Policisë së Kosovës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit të Policisë së Kosovës të dy rastet janë duke u hetuar.

Gjithashtu në raport bëhet e ditur se mbrëmë në mesnatë janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor në Mitrovicë të veriut.

“Mitrovicë Veri-  16.06.2023 rreth ora 01:04 – Raportohet se janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor Mitrovicë Veri. Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave.  Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Po ashtu një tjetër sulm ka ndodhur sërish në Zveçan, ku te stacioni policor janë hedhur dy shok bomba.

“Zveçan, 16.06.2023  rreth orës 01:38- Raportohet se te stacioni policor në Zveçan janë hedhur  dy shok bomba. Dyshohet se shok bombat janë hedhur nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”.

Ndryshe, tensione në komunat veriore ka pasur që nga data 26 maj, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet.

Së fundmi, në veri u kidnapuan edhe tre policë të Kosovës nga forcat e Policisë së Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori