LAJMI I FUNDIT:

Gullash me salsiçe që ka një shije të parezistueshme, sipas recetës së kuzhinierit të famshëm Roman Paulus

Gullash me salsiçe që ka një shije të parezistueshme, sipas recetës së kuzhinierit të famshëm Roman Paulus

Për një ndër gjellët e preferuara në të gjitha tavolinat po ju sjellim recetën e kuzhinierit të famshëm Roman Paulus

Aftësitë dhe shkathtësitë e tij janë shpërblyer me Yllin e Michelinit.


Përbërësit e nevojshëm:

▪ 300 g qepë
▪ 500 g salsiçe
▪ 3 lugë yndyrë
▪ 4 thelpinj hudhre
▪ 100 g domate
▪ 2 lugë gjelle spec të ëmbël
▪ 1 litër lëng pule
▪ 300 g patate
▪ djegës për shije
▪ 1 lugë çaji qimnon i bluar
▪ 150 ml ujë
▪ 2 luge miell
▪ 1 lugë çaji borzilok

Mënyra e përgatitjes:

Pritni qepën dhe fërgojeni në yndyrë, pastaj shtoni suxhukun nga i cili keni hequr lëkurën dhe të cilin e keni prerë imët dhe fërgojeni edhe 5 minuta. Pastaj shtoni qepën e grirë dhe fërgojeni edhe 5 minuta.

Shtoni salcë domatesh dhe përzieni. Pas 2 minutash shtoni spec jodjegës dhe qimnon të bluar dhe fërgoni duke i përzier. Kujdes që speci jodjegës të mos digjet.

Pas 2 minutave hidhni ujin e mishit dhe pataten e grirë. Mbuloni me kapak dhe zieni 10 minuta.

Ujin dhe miellin bashkoni mirë, më pas hidheni në gjellë. Shtoni kripë, piper dhe rigon dhe përzieni. Zieni edhe 10 minuta.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.