LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i shkatërruar pas humbjes: Kishim gjithçka në kontroll, Reali është i aftë gjithmonë për rikthime

Guardiola i shkatërruar pas humbjes: Kishim gjithçka në kontroll, Reali është i aftë gjithmonë për rikthime

Manchester City ishte shumë pranë finales së Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Real Madridi në ndeshjen e kthimit.

Los Blancos ishin në disavantazh 0-1 deri në minutën e 90-të, kur Rodrygo shënoi dy gola brenda një minute për ta dërguar ndeshjen në vazhdime me madrilenët që triumfuan 3-1.


Pep Guardiola ka folur pas disfatës, duke thënë se në pjesën e parë nuk luajtën mirë, derisa në të dytën kontrolluan ndeshjen.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm futboll, na mungoi loja, nuk kishim vazhdimësi dhe rrjedhshmëri në lojë. Më pas e morëm veten dhe në momentin tonë më të mirë kishim mundësi të dërgonim rezultatin në 2-0 për ne. E kishim gjithçka nën kontroll”.

“Ata futën lojtarë të freskët dhe morën më të mirën. Nuk e mendova kalimin në finale për shkak të përvojës së madhe që kam në këtë garë, por sa keq, ishim shumë afër finales”, tha Pep.

Tutje Guardiola uroi Real Madridin dhe Liverpoolin për kalimin në finale, teksa duket se nuk e ka befasuar rikthimi i tyre.

Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin
Lexo po ashtu Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin

“Realit i duheshin dy gola, por ata janë të aftë për ta bërë një përmbysje të tillë, historia e tyre flet qartë. Urime Realit dhe Liverpoolit për kualifikimin në finale|.

“Pësuam një goditje të fortë, e pranoj. Nuk e di nëse meritonim diçka më shumë. Kemi zhvilluar gjëra të jashtëzakonshme së bashku, jam i lumtur te Manchester City”, tha Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori