Në një intervistë për Directv Sport, trajneri katalanas ka folur gjerë e gjatë rreth botës së futbollit.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, gjithashtu i është rikthyer periudhës së stërvitjes te Barcelona, ku kishte fjalë të shkëlqyeshme për Leo Messin.


Leo Messi 1 (Getty Images)

Spanjolli ka pohuar se është argjentinasi që ndikon te trajnerët, që këta të fundit të drejtojnë ekipin drejt sukseseve.

"Unë kam perceptimin se u ka bërë mirë të gjithë trajnerëve që e kanë stërvitur atë. Ai ka aftësi që t'i bëj të fortë të gjithë ata që e rrethojnë", tha spanjolli.

Gjithashtu ka treguar se si e kupton futbollin dhe cila është filozofia më efektive për të arritur sukses.

"Topi është ai që bashkon një ekip më së shumti, brenda dhe jashtë fushës. Është ajo që i jep peshë lojës. E dua ndeshjen sulmuese sepse është pozitive dhe i jep guxim lojtarëve të ndihen protagonist", ka pohuar Guardiola.

Ndryshe, City sonte do të takohet me skuadrën e Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kujtojmë se në takimin e parë kishin triumfuar Citizens me rezultat 4-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app