Trajneri Pep Guardiola refuzoi të kritikojë sulmuesin Sergio Aguero për penalltinë e tij të humbur në humbjen 2-1 të Manchester Cityt ndaj Chelseat.

City po kryesonte 1-0 kur u dha një penallti në kohën shtesë të pjesës së parë dhe kishte mundësi ideale ta përfundonte dilemën e fituesit.

Aguero doli për t’u përballur me Edouard Mendy nga 11 metra, por dështoi keq nga tentimi i tij.

Mbyllet pjesa e parë mes Cityt dhe Chelseat: Një gol i shënuar dhe një penallti e humbur në stilin panenka Mbyllet pjesa e parë mes Cityt dhe Chelseat: Një gol i shënuar dhe një penallti e humbur në stilin panenka

Argjentinasi goditi me stilin ‘Panenka’, por goditja e tij u lexua mirë nga portieri i Chelsea i cili e kapi topin me një dorë, me Blutë kthyen ndeshjen në favor të tyre në pjesën e dytë për të vonuar festën e titullit për Cityn.

Nuk ka rrugë të mesme me goditjet ‘Panenka’, ose është lavdi ose dështim i madh.

Megjithatë, Guardiola ka refuzuar ta kritikojë lojtarin e tij, duke thënë se udhëzimet e tij të vetme janë që goditësit të angazhoheshin plotësisht.

Aguero reagon për penalltinë e humbur ndaj Chelseat Aguero reagon për penalltinë e humbur ndaj Chelseat

“Është vendimi i tij. Goditësi duhet të marrë vendime”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports.

“Unë i them atij, merr një vendim dhe koncentrohu maksimalisht. Ai vendosi ta bënte në këtë mënyrë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/