Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk e sheh ekipin e tij si favorit për Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Anglisë janë favoritë që të ngrisin trofeun këtë sezon, por kanë vuajtur në një fitore të arritur në momentet e fundit ndaj Hoffenheimit.


"Ekipet janë shumë të forta".

"Unë e kam ditur. Unë kam tentuar t'u them atyre se do të jetë vështirë sikur ndaj Lyonit. Ne nuk kemi historinë prapa nesh".

city 1

"Ne jemi në të njëjtin nivel, një hap prapa historisë së Liverpoolit, ekipeve spanjolle dhe Milanit e Juventusit. Kështu besoj unë".

"Ne kemi pasur një gjysmëfinale, një çerekfinale. Hap pas hapi me modesti do të analizojmë konkurrentët. Edhe çerekfinalja do të ishte sukses i madh për Cityn", u shpreh Guardiola.

City rrëmbeu mbrëmjen e kaluar tri pikët e para pasi mposhti Hoffenheimin në udhëtim. /Telegrafi/

telegrafi sport app