LAJMI I FUNDIT:

The Guardian: Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ideja nën zjarr nga të gjitha anët”

The Guardian: Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ideja nën zjarr nga të gjitha anët”

Një plan i “shkëmbimit të tokës” për të rivizatuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një kor në rritje të kritikave brenda republikës, në rajon dhe ndërkombëtarisht, shkruan mediumi britanik The Guardian.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq kanë sugjeruar që një shkëmbim territori mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.


Kosova u nda nga Serbia në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi nuk e ka njohur kurrë.

Vuçiq dhe Thaçi janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund ta fusë Kosovën në rrugën drejt një vendi në OKB dhe të përmirësojë perspektivat e pranimit në BE për të dy vendet.

Ndërsa as Vuçiq, e as Thaçi nuk i kanë bërë akoma të ditura detajet e planeve të tyre, ata treguan në një forum diskutimi në Austri, gjatë fundjavës së kaluar, se ndryshimet kufitare ishin në shqyrtim.

Një shkëmbim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit në Serbinë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe.

Administrata amerikane kohëve të fundit dha një nxitje për planet kur këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton, tha se Uashingtoni nuk do të ishte pengesë nëse Beogradi dhe Prishtina do të arrinin një marrëveshje, duke përmbysur një politikë të gjatë të SHBA që ndryshimet kufitare në Ballkan janë të padëshirueshme.

Sipas dy burimeve të njohura me mendimin e administratës Trump, shkruan tutje The Guardian, përcjell Telegrafi, politika e re nuk është “asnjë vijë e kuqe, por jo edhe pa ‘kufizime’”, që do të thotë se SHBA është e gatshme të shikojë çdo zgjidhje, duke përfshirë ndryshimet kufitare, por nuk do ta mbështesë domosdoshmërisht në fund.

Po sipas mediumit britanik, disa zyrtarë të BE-në kanë lënë të kuptohet se ata gjithashtu mund të jenë të gatshëm të mbështesin një marrëveshje që përfshin ndryshimet kufitare.

Vuçiq do të përballet me kundërshtim nga shumë në vendin e tij që do të shohin një marrëveshje si pranim se Kosova është e humbur përgjithmonë.

Ka gjithashtu kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të premten i referohej diskutimeve si “ide katastrofike”. Ai tha: “Diskutimi publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Gjithashtu, shumë vëzhgues rajonalë dhe ndërkombëtarë kanë vërejtur potencialin për efektet në rajon, ku disa kufij janë të brishtë dhe të hapur për sfidat nacionaliste.

E Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë fort kundër kësaj ideje dhe tre ish-përfaqësues të lartë në Bosnje kanë shkruar një letër të hapur për Mogherinin, duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin këmbimet e tokës.

Ndërsa, “i motivuar” nga kjo ide, Milorad Dodik, kryetari i njësisë autonome të Republikës Serbe (RS) të mbizotëruar nga serbët dhe një kandidat për presidencën kombëtare në zgjedhjet e tetorit, ka bërë thirrje të rregullta për pavarësinë e RS.

“Unë mendoj se BE e pëlqen këtë plan sepse është ‘i thjeshtë'”, tha Lejla Ramiq-Mesihoviq, drejtoresha ekzekutive e Iniciativës së Politikave të Jashtme të BH. “Por cila do të ishte logjika e bashkësisë ndërkombëtare kundër një referendumi të RS? A është me të vërtetë koha të heqësh dorë nga shtetet multietnike në Evropë?”

Në Maqedoni, e cila ka një pakicë të madhe etnike shqiptare dhe ishte skenë e përplasjeve ndëretnike në vitin 2001, politikanët janë të kujdesshëm për çdo marrëveshje që përfshin këmbimet e tokës.

Gjithashtu, sipas The Guardian, një tjetër çështje kyçe është nëse Rusia mund të jetë pro një marrëveshje të tillë. Vuçiq pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tash Moska ka dhënë pak shenja se është gati të heqë kundërshtimin e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori