LAJMI I FUNDIT:

Grupi 6 plus thotë se do të shqyrtojë përkrahjen për Qeverinë Hoti nëse hapet ambasada në Jerusalem

Grupi 6 plus thotë se do të shqyrtojë përkrahjen për Qeverinë Hoti nëse hapet ambasada në Jerusalem

Hapja e një ambasade në Jerusalem të Izraelit po kundërshtohet nga grupi parlamentar 6 plus, i cili përfaqëson pakicat në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deputeti i 6 plus, Fikrim Damka gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ka thënë se ata do të shqyrtojnë mbështetjen për Qeverinë Hoti, nëse vendoset që të hapet ambasada e Kosovës në Jerusalem.


Damka po ashtu ka thënë se kërkojnë që një përfaqësues nga 6 plus të jetë pjesë e delegacionit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Dua ta bëj të qartë këtu, se ne do të shqyrtojmë përkrahjen tonë për këtë Qeveri, nëse kjo Qeveri vendos të hap ambasadë në Jerusalem. Po ashtu dua të theksoj se tash e tutje duhet të ketë përfaqësues të 6 plus në delegacion, veçanërisht për çështje që kanë të bëjnë më komunitete dhe tërë Kosovën”, tha Damka.

Deputeti Damka tha se çështja më e ndjeshme e marrëveshjes është njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Megjithëse njohja e Kosovës nga Izraeli është një zhvillim i rëndësishëm për Izraelin dhe thelbësore për ligjin, mirëpo njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, nga ana e Kosovës në arene ndërkombëtare, ku sapo ka filluar të prezantohet, bazuar në Ligjin e miratuar nga kongresi amerikan, në vitin 1995, deklarata e presidentit të SHBA-ve që Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit, është qartë kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare të përcaktuara nga rezoluta e Kombeve të bashkuara”, tha Damka.

Ai madje tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e asamblesë së Kombeve të Bashkuara, të cilin e respektojnë shumica e vendeve të botës.

“Mbi çfarë baze, një shtet i vogël si Kosova guxon të marrë një hap të tillë, që është krejtësisht i kundërt me vendimin e asamblesë së Kombeve të Bashkuara të vendimit të datës 21 dhjetor 2017, për mos njohjen e Izraelit si kryeqytet i Jerusalemit, të cilin e respektojnë shumica e vendeve të botës në përjashtim të dy shteteve. SHBA-të mund të mbështeten në fuqinë e saj, por fakti që Kosova e bën atë që është e dëshirueshme për SHBA-të, tregon qartë se është një gabim i madh”, tha Damka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori