LAJMI I FUNDIT:

Grupçin, 60% e fëmijëve mbetën pa vaksina

Grupçin, 60% e fëmijëve mbetën pa vaksina

Ambulanta e fshatit Grupçin të Komunës së Zhelinës tanimë gjashtë muaj është pa mjek dhe infermiere të cilët kanë vaksinuar fëmijët e fshatit. Kjo për shkak se motra e punësuar në atë ambulancë është pensionuar në shtator dhe Akoma nuk është zëvendësuar. Banorët e fshatit thonë se për shkak të mungesës së ekipit mjekësor, shumë fëmijë të dervenit kanë mbetur mbrapa me marrjen e vaksinave, në vecanti me marrjen e “rota vaksinës” e cila jepet strikt në afat të caktuar, dhe pas atij afati ajo më nuk mund të merret. Shtëpia e shëndetit në Tetovë, një herë në muaj dërgon një ekip për t’I vaksinuar fëmijët e fshatit, megjithëse nga bashkësia locale e fshatit Grupcin thonë se kjo gjë nuk e zgjidh problemin me mungesën e ekipit mjekësor.

“ Rastin e fundit që e patëm me vaksinimin, u bë hallakamë e madhe. Kishin bërë thirrje për fëmijët të marrin vaksina mirëpo nuk kishte vaksina të mjaftueshme. Erdhën të gjitha nënat me fëmijë, madje dhe unë sepse isha me mbesën më thanë jo nuk ka vaksina. Ne e kemi paraparë për 40 fëmijë ndërsa këtu ka 10 fshatra nga 5 fëmijë të jenë ja 50 afërsisht. Ta llogarisim 10% të banorëve dmth mbi 100 fëmijë. Atë ditë kishin paraparë 40 vaksina, ndërsa 60% janë kthyer. Dikush është detyru të shkojë deri në Tetovë të merr vaksina dikush do të pres deri në afatin tjetër kur do vijnë. Në vendin tonë duhet edhe Sallareva të vijë të merr vaksina, Merova. Sallareva është 17 km larg ai duhet të vijë deri këtu, ose të shkojë në Tetovë, duhen mjete, kushte, duhet ta dërgojë dikush. Besoni se shumë mbesin mbrapa fëmijët sepse kanë dhe probleme me regjistrimin në shkollë vendet malore iu duhen patjetër vaksinat shkollore,” deklaroi Ilir Alija, Kryetar I Bashkësisë Lokale fshati Grupcin.
Banorët ndërkohë kërkojnë që sa më shpejt të gjendet zgjidhje e problemit.

“ E kemi shumë të nevojshme të kemi infermiere në fshat. Ku do të shkojmë ne? Kemi pasur cdo herë ne dhe duhet ta kemi. Këtu ka 9 fshatra, të gjithë vijnë këtu I marin vaksinat, atëherë ku do shkojmë? Në Zhelinë? Apo deri në qytet?, u shpreh një banir tjetër.

“ Si mundet për një vaksinë të shkojmë deri në Tetovë? Duhet ta gjejnë një zgjidhje ta sjellin dikënd ta zëvendësoje motrën. Shumë është e nevojshme, tepër ,“ tha një banor.

Nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë thonë se kanë kërkuar nga Ministria e Financave punësimin e 5 infermiereve për zonat të cilat kanë mbetur pa motra për shkak të pensionimit, por nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
“ Pas daljes në pension të infermieres e cila ishte atje e punësuar, vitin e kaluar dorëzuam kërkesë për punësimin e 5 infermiereve që I kemi të nevojshme për shkak të pensionimeve por morëm përgjigje negative nga ministria e Financave. Pretendoj që kjo është për shkak të krizës, arsyet nuk I dimë ne. shpresojmë që këtë vit do të kemi punësime të reja me qëllim që dhe rajoni I Grupcinit të ketë motër medicinale e cila do jetë rregullisht në ambulancë. Vaksinimi rrjedh pa asnjë problem, ne dërgojmë ekip nga shtëpia e shëndetit në Tetovë me motër dhe me mjek, vaksinimi funksionon por mirë do ishte të ketë në mënyrë të rregullt infermier atje me qëllim që komunikimi me pacientët të jetë më I mirë dhe banorët të mund të konsultohen për termine për vaksinim etj…” – Borisllav Jorgaqieski, Drejtor I Shtëpisë së Shëndetit – Tetovë.

Vendi përballet me mungesë të theksuar të infermiereve. Gjatë 5 viteve të fundit nga Maqedonia kanë ikur rreth 6000 infermiere, kryesisht për në Gjermani. Sipas të dhënave të Sindikatës së Qendrës Klinike, cdo Klinikë përballet me mungesën e së paku 5 infermiereve. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori