Pas paraburgosjes së tre deputetëve të OBRM-PDUKM-së, tre të tjerëve në burg shtëpiak, paraburgosjes së ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, por edhe zyrtarëve tjerë, është Nikolla Gruevski ish-kryeministër dhe kryetar aktual i OBRM-PDUKM-së, që thuajse çdo ditë paraqitet në procese gjyqësore për shpërdorim të detyrës gjatë qeverisjes së partisë së tij me vendin.
Kundër tij po zhvillohen të paktën katër procese gjyqësore, për mashtrim zgjedhor, rastin e Komunës Qendër të Shkupit kur në një moment kishte urdhëruar sulmin mbi këtë Komunë që drejtohej nga opozita, shpërdorime në disa projekte infrastrukturore, por edhe raste tjera që janë në procedurë parahetimore.
Gruevski ka thënë se proceset kundër tij “janë të motivuara politikisht për të thyer atë dhe partinë e cila ishte fituese e zgjedhjeve, por edhe mbrojtësja më e denjë e popullit maqedon dhe e rendit kushtetues”. Ai ka thënë se veprimet e gjykatave janë të orkestruara nga LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, të cilin e akuzon për “instalimin e regjimit në Maqedoni”.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se drejtësi duhet të ketë për të gjitha veprat që hetohen ish-zyrtarët, dhe se nga kjo nuk mund të amnistohet as ish-kryeministri, Nikolla Gruevski i cili sipas ekspertëve mban përgjegjësinë kryesore për atë çfarë ka përjetuar vendi gjatë periudhës së kaluar.
Bashkim Selmani, profesor i së drejtës ndëshkimore në Universitetin e Tetovës thotë se Gruevski në shumë raste është paraqitur edhe në cilësinë e prokurorit dhe hetuesit policor, në vend që këtë t’ia linte institucioneve përkatëse.
“Kjo është ajo që e mban peng procesin e reformave në Maqedoninë. Dihet se ai ka qenë zullumi i së keqes, ai ka qenë edhe gjykatës, edhe prokuror, edhe polic edhe kryeministër. Ai ka bërë edhe dëme edhe individuale, institucionale, por edhe nacionale e ndëretnike”, thotë Selmani.
Sipas tij, veprimet e fundit të organeve hetuese japin shpresë se gjyqësori megjithatë ka filluar t’i kthehet punës për të cilën edhe është i obliguar me Kushtetutë, ndjekjen e të gjitha veprimeve të jashtëligjshme.
“Kjo jep sinjale që lenë të kuptosh se tani në Maqedoni askush nuk do të jetë i paprekur pasi këta kanë qenë çerdhja që kanë koordinuar gjithçka. Kjo po jep shpresë se gjyqësori është çliruar në aspektin psikologjik dhe moral për të vepruar”, thotë Selmani.
Njohësit e çështjeve politike, thonë se mënyra e veprimit gjatë qeverisjes me vendin e ka sjellë Gruevskin në këtë gjendje. Profesori Nikolla Dujoski, thotë se si pasojë e qeverisjes jotransparente dhe të dyshimtë, sipas tij, janë rrënuar institucionet, por edhe besimi i qytetarëve në to ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm.
“Makineria dhe mënyra e praktikimit të pushtetit e ka sjellë Nikolla Gruevskin në këtë gjendje në të cilën ndodhet. Ai gjatë qeverisjes 11 vjeçare nuk ka bërë asgjë në zhvillimin e shoqërisë dhe të institucioneve që do të kishin integritet, por përkundrazi ai rrënoi deri në atë shkallë sa që njerëzve nuk i bënte përshtypje qoftë edhe ndonjë masë e vogël që ndërmerrej nga ana e tij”, thotë Dujoski duke shtuar se Gruevskit tani ia kanë kthyer shpinën edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Drejtimin e OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski e kishte marr në vitin 2003, ndërsa nga viti 2006 ishte emëruar kryeministër i Maqedonisë, post që e ka ushtruar deri në qershor të këtij viti, kur e zëvendësua nga Zoran Zaev i cili edhe kishte publikuar aferën e përgjimeve nga e cila edhe u zbuluan skandalet e qeverisjes së Gruevskit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë