LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Nuk doja incident në Kuvend, Talat Xhaferi të kërkojë falje

Gruevski: Nuk doja incident në Kuvend, Talat Xhaferi të kërkojë falje

Në lidhje me incidentin në Kuvendin e Maqedonisë, kur ish-kryeministri Nikolla Grueski tentoi pengimin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është deklaruar ky i fundit.

Gruevski thotë se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkon nga Talat Xhaferi që të kërkojë falje ndaj opinionit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai ka sqaruar se ka dashur që qartë dhe zëshëm të shpreh mospajtimin me mënyrën e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Gruevski ka sqaruar se vëtëm e ka tërhequr për dorë Xhaferin dhe nuk ka bërë diçka tejtër, duke shtuar se Xhaferi duhet t’i kërkoj falje edhe publikut shqiptar, pasi që Ligji është miratuar në formë kontrabandimi.

Sipas tij, janë shkelur procedurat dhe Ligji është jokushtetues./Telegrafi/