LAJMI I FUNDIT:

Gruevski kërkon trajtim të njëjtë për kandidatët për kreun e OBRM-PDUKM-së

Gruevski kërkon trajtim të njëjtë për kandidatët për kreun e OBRM-PDUKM-së

Tv Shenja bën të ditur se kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski nëpërmjet rrjeteve sociale ka dërguar disa mesazhe deri tek kandidatet për kryetar të ardhshëm të partisë, bashkëpunëtorëve dhe delegatëve në Kongresin në të cilin do të zgjidhet lideri i ri i partisë.

Ai shkruan se kandidatët nuk duhet të ndahen në bazë të statusit të tyre dhe funksionit në parti.

“Çdo anëtar i partisë i cili futet në garë duhet të ketë trajtim të njëjtë, shanse të njëjtat për ta prezantuar veten dhe çdo delegat duhet të jetë i hapur për kandidatët. Nuk duhet të ketë asnjë privilegj për ata të cilët për momentin janë në funksione më të larta të partisë në krahasim me ata që nuk janë”, ka shkruar Nikolla Gruevski.

Gruevski shkruan më tej se kandidatet që janë në funksione partiake nuk duhet të shfrytëzojnë infrastrukturën partiake në kontekst të paraqitjes së tyre, grumbullimit të nënshkrimeve dhe çfarëdolloj aktiviteti që do tu ndihmonte në fushatën e tyre për kryetar të partisë.

“Apeloj tek kandidatet për kryetar të partisë në procesin e grumbullimit të nënshkrimeve të mos shfrytëzojnë forma të presionit, frikësime, kërcënime, mashtrime ose çfarëdolloj forte dhe mënyre gjatë grumbullimit të nënshkrimeve”, ka shtuar më tej Gruevski.

Gruevski ka shtuar që asnjë nga kandidatët mos të përdor emrin e tij, ngase ai nuk i ka dhënë përkrahje ekskluzive asnjërit prej kandidatëve.
Ai shton se gara duhet të jetë e ndershme dhe se nuk duhet harruar se partia ka një ideologji të përbashkët dhe se pas asaj pason lufta kundër kundërshtarit të përbashkët, LSDM-së./Shenja/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori